English

Fluks arrestimesh për policinë e Tiranës

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA – Policia e Tiranës ka mundur që brenda 24 orëve të arrestojë 5 shtetas të shpallur në kërkim me urdhër ekzekutimi nga Prokuroria dhe vendim Gjykate dhe të arrestojë disa të tjerë për armëmbajtje pa leje si dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Nga Seksioni i Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit u realizua identifikimi dhe kapja e shtetasit në kërkim Imer Sait Kurpali, 18 vjeç, banues në Bathore Kamëz Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi është sepse dyshohet se është i implikuar në vrasjen me dashje mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve Arjan Imeraj dhe Eduart Sokoli. Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 5 gusht 2011 në afërsi të kthesës së Kamzës në ambjentet e një lokali, ku janë tentuar të vriten me mjete të forta dhe prerëse shtetasit Arjan Imeraj dhe Eduart Sokoli, duke marrë plagë të rënda. Po ashtu po nga ky seksion u ndalua shtetasi kërkim Leonard Sali Doda, 23 vjec, banues në Fushë-Mëzez, i shpallur në kërkim me datë 06.09.2011 nga Policia e Tiranës pasi Prokuroria ka dërguar urdhërin me datë 31.08.2011 për ekzekutimin e vendimit penal të datës 17 shkurt 2011 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë që ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim per vepren penale “Prodhim e shitje narkotikëve”,parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal. Dje nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës u realizua kapja dhe më pas arrestimi shtetasve : Elsen Viktor Lalollari, 19 vjec, banues në Tiranë, - Shpend Qemal Miri, 22 vjeç, banues në Tiranë, - Besmir Kujtim Toska, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë me kusht për “prodhim dhe mbajtje te lëndeve narkotike”. - Bledar Mus Hila, 20 vjeç, banues në Tiranë, - Shpresim Naim Halili, 23 vjeç, banues në Tiranë, - Roland Rasim Halili, 18 vjeç, banues në Tiranë, - Ferdinand Alizot Cena, 19 vjeç, banues në Tiranë, - A.M, 16 vjeç, banues në Tiranë, - Skerdilajt Edmond Nako, 23 vjeç, banues në Tiarën, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Proçedimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmë në Unazën e Re në ambjentet e një lokal në pronësi të shtetasit Shpend Miri, u gjendën dhe u sekuestruan 200 gr. bimë e dyshuar narkotike e llojit “Canabis Sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, e cila ishte e ndarë në 40 porcione, si dhe telefona celular të markave të ndryshme. a.q/NOA

KOMENTE