English

Gjykata: Ndryshimi i kombësisë është antikushtetues

Tiranë, 16 shtator, NOA - Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot dispozitën ligjore që u jep të drejtë Zyrave të Gjendjes Civile në vend që bëjnë ndryshimin e kombësisë. Në vendimin e dhënë paraditen e sotme, Gjykata e ka cilësuar antikushtetuese ligjin për Gjendjen Civile në nenin që flet për ndryshimin e kombësisë. Vendimi u bë pas padisë së bërë nga tri gjykata në vend, ajo e Përmetit, Sarandës dhe Shkodrës. Juristët e Gjykatave kanë kundërshtuar dispozitën e ligjit të Gjendjes Civile. Padia kërkonte shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 e 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të termit “kombësia” të përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, të termit “kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve”, të përcaktuar në nenin 42/2 germa “e” të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, si dhe të nenit 58 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”. Tre gjykatat argumentonin në padi, se kjo pjese e ligjit cenonte rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. a.k./NOA

KOMENTE