Tiranë, 16 Shtator 2011 NOA - Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje dy herë me radhë trashëgimtarët e Toptanëve dhe avokatin e tyre mbrojtës në pyetje në lidhje me kallëzimin e kryer. Ekspertët kanë konstatuar se dokumentet që familja e trashëgimtarëve të Toptanëve kanë dorëzuar janë të falsifikuara çka i jep të drejtë trashëgimtarëve të Shallvarit ku përfshihet dhe gjyqtari i vrarë, Skerdilajd Konomi. Sipas të dhënave të prokurorisë, deputeti i PD-së me të konstatuar se dosja e dorëzuar nga Toptanasit për marrjen e 270 hektarëve, është e falsifikuar ka hequr dorë nga interesi i çështjes. Sipas prokurorisë, objekti i këtij kallëzimi është “falsifikimi i dokumenteve” mbi bazën e të cilës kanë rrjedhur pasojat e përfitimit të rreth 270 hektarëve tokë nga familja Toptani. Kjo familje, mësohet se përfaqësohej nga avokati Dilaver Rexhepi dhe përfaqësuesi i familjes Toptani në këtë kallëzim është Qemal Molla. Por me të dorëzuar kallëzimin trashëgimtarët e familjes Shallvari, përfaqësuesi i familjes Toptani depoziton në prokurorin e Durrësit një kallëzim penal po për falsifikim të dokumenteve ndaj trashëgimtarët e Shallvari, mes tyre edhe ndaj familjes së gjyqtarit Konomi. v.f/NOA