Devoll, 16 Shtator 2011 NOA – I dehur në timon, ka marrë rrugën për në shtëpi, por në ecje e sipër duke mos e pasur hiç mendjen në vend, nën avujt e alkoolit ka shkaktuar aksident. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Bilisht-Vishovicë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA. Robert Çeliku 46 vjeç banues ne fshatin Vishocicë në Devoll, gjate orëve te drekës po udhëtonte në rrugën Bilisht-Vishocice duke drejtuar ne gjendje te dehur mjetin autoveture me targa DV 3149 A, kur u përfshi në aksidenti. Çeliku ka aksidentuar kalimtarin me iniciale Gurazi.R 73 vjeç i cili aktualisht është transportuar për ne spitalin civil te Tiranes, ne gjendje te rende për jetën. Policia tha se materialet e përpiluara ne ngarkim te Çelikut do t’i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim te mjetit ne gjendje te dehur apo pa dëshmi”. a.f/e.t/NOA