English

Në zbritje numri i vdekshmërisë tek fëmijët

Itali, 16 Shtator NOA - Numri i fëmijëve poshtë moshës 5-vjeçare që ndahen nga jeta duhet thënë se ka zbritur nga kuota 12 milionë në vitin 1990 në 7,6 milionë në 2010. Krahasuar me vitin 1990, me pak fjalë, kanë mbijetuar 12 mijë fëmijë më shumë për çdo ditë që ka kaluar. Të dhënat janë bërë të ditura nga një studim i raportuar i 2011 nga “Levels & Trends in Child Mortality” që janë prezantuar nga UNICEF dhe OMS. Me rastin e vizitës së tij në Itali drejtori i përgjithshëm i UNICEF Anthony Lake, më 28 shtator, do të lançojë në këtë vend fushatën për mbledhjen e fondeve kundër vdekshmërisë tek fëmijët, e cila do të quhet “Vogliamo Zero” (E Duam Zero). r.b/NOA

KOMENTE