English

Një planet me dy diej

SHBA, 16 Shtator NOA - Për herë të parë është vëzhguar drejtpërdrejt një planet me dy diej, si ai i Tatooine në “Star Wars”. Rezultati, i cili është anonçuar në Science nga një grup hulumtuesish amerikanë Laurance Doyle të “Seti Institute”, i detyrohet “gjuetarit” të planetëve të NASA, teleskopit hapësinor Kepler. Gjithmonë është dyshuar ekzistenca e një planeti që rrotullohej në orbitën e dy yjeve dhe është hera e parë që një prej tyre është parë teksa kalon përpara yjeve të tij. r.b/NOA

KOMENTE