English

Përdhunim i dyshimtë në Korçë

Korçë, 16 Shtator 2011 NOA/ Alba Filipi – Një e re e martuar, besohet se është përdhunuar nga një djalë në Korçë. Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se pasditen e sotme filloi çështja penale për veprën penale te “Kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me të rritura”, në ngarkim të 25-vjeçarit Nertil Zerellari, banues ne fshatin Gjonbabas-Korçë, i padënuar më parë. Policia tha se Nertili është autori i kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune të 22 vjeçares me iniciale F.M 22, banuese në fshatin Marjan komuna Lekas-Korçë, me gjendje civile e martuar. E dëmtuara aktualisht jeton në banesën e prindërve të saj në fshatin Marjan, pasi është në proces divorci me bashkëshortin e saj. Sipas kallëzimtares ngjarja ka ndodhur ne fshatin Marjan, në afërsi të banesës së saj. E dëmtuara tha se ishte abuzuar seksualisht nga i riu duke pohuar se ai e kishte përdhunuar. Po sipas të dëmtuarës autori ka qenë edhe nën influencën e pijeve alkoolike. Nga hetimet paraprake që janë kryer, bëhet e ditur se e dëmtuara dhe autori kanë pasur lidhje shoqërore, disa kohë para martesës së 22 vjeçares. Nga ana e uniformave blu te Korçës po punohet për kapjen e autorit te kësaj ngjarjeje, i cili është shpallur në kërkim policor si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimet policore i konfirmuan agjencisë NOA se janë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore ku priten dhe përgjigjet për këtë çështje si dhe nëse ka shenja dhune ose jo ne trupin e viktimës. Policia deklaroi se materialet e përpiluara për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura. a.f/e.t/NOA

KOMENTE