Tiranë, 16 shtator, NOA – Një 20-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24.45’ në afërsi të market “Euromaks” dhe i plagosur ka mbetur Anxhelo Xhaka. Xhaka është qëlluar me thikë nga 18 vjeçari Devi Taga, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Mësohet se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka arritur të arrestojë dhe autorin e plagosjes, Devi Taga. Ai është arrestuar pak pas ngjarjes. a.k/NOA