Nga Shefki Ollomani Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit. Leka nxënës Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djalë i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir. Aleksandri i Madh i Maqedonisë Aleksandri ishte fryt i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje. Leka i Madh Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar. -Për Zojsin (Zeusin)! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t'a zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte. Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. -Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen! Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj! -Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese. Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha: - Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte. 2. Edkimi i Aleksandrit Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht, ashtu siç bënë edhe shumë shqiptarë të kulturuar njëzet e dy shekuj më vonë. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, përgjegjësit e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej tyre ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën. Leka, rinor Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet. Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit. Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij. Aleksandri (majtas) dhe Aristoteli (djathtas) Aleksandri i Madh kishte mësues filozofin e dijetarin e madh me origjinë ilire të lashtësisë – Aristotelin, në shqip: aristokrat Telin, i cili Lekës së Madh ia mësoi retorikën, letërsinë, mjekësinë dhe filozofinë. Filipi II-, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e autorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – Aristo Telin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri. Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në hqkipen skolastike illire. Aristo Teli = Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri i tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendjehollë –i mençuri Aleksandri, student Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit. Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: "Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim" Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë". Burrërimi i Aleksandrit Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë. Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën. Leka, i burrëruar Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte. Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin. Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër. Leka, luftëtar Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë. Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. . Maqedonia fillestare e Lekës së Madh Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë. Aleksandri i Madh – Komandant Suprem Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë. 4. Kuptimi i emrit Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi - princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët. Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me "ándërr". Ky është një emër që ia "dhuruam" gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme. Për zbërthimin e kuptimit të emrit - Aleksandër, ka disa varianta, të cilat të përbashkët kanë emrin – Andërr.
Fare e lehtë, po e shqyrtojmë emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotë se mbreti Priam (Prij + jam, Jam ai që prij) kishte një vajzë me emrin Kasandra, e cila parashikonte të ardhmen dhe kur do të lindte djali, e ëma pa një ëndërr, në të cilën vajza parashikoi që ai do të shkatërronte gjithë botën n luftërat. Dhe meqë kjo ishte një ëndërr e keqe, djalit ia vunë emrin Aleksandër. Pra, Aleksandër - a lig andër, është ëndërr e ligë, e keqe. Pra, emri i tij jep më qartë që ai vinte jo vetëm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhësit e Ilirëve), por edhe që emri i tij shqipërohet vetëm me Shqipen e sotme dhe me asnjë gjuhë tjetër në botë, pavarësisht varianteve të ndryshme dhe pavarësisht se s’dihet se cila prej tyre është e saktë. Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe që do të thotë: Leka a në andër, ose më ndryshe: Leka është në ëndërr, për shkak se ai kishte ëndërr pushtimin e botës. Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe. Më vonë, emri Aleksandër është greqizuar. Por, kurrsesi nuk i është humbur kuptimi që ka në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se në disa fshatra arbëreshe akoma ekziston toponimi Leksandër që i përgjigjet mjaft mirë etimologjisë që përshkruam më sipër. Një tjetër supozim për etimologjinë e emrit Aleksandër është: A le si në andërr për shkak se nëna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherë kishte parë në ëndërr se do të sillte në këtë botë një djalë që do ta ndryshonte epokën. **** Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjypt, ku thuhej në një citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandër). Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Mirjamun – Aleksandër - Lekë Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. 1. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë: LEKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: ALEKS, SANDËR, LEKSANDËR, LEKË = ALEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin Arbëreshë dhe në Greqi me emrin Arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdorin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre. Më vonë llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. 2. Një variant tjetër mund të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËRR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËRR.
Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2001 për këtë ishull është zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga Shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRRA) banohet nga 90% e popullsisë që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin ARVANITË. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët A + LEKA + ANDËR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NË) ANDËR(R). 3. Varianti i tretë i emrit Aleksandër ndoshta mund të zbërthehet në këtë formë: A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andër, që ka kuptimin: Asht Le Si Andër(gëgërisht) dhe Është Lindur Si Ëndërr (toskërisht), do thotë se, Meriamuni është i bukur si ëndërr, a le si andër e bukur, është lindur si një ëndërr e bukur. Kështu tri variantet e kuptimit të emrit ALEKSANDËR na japin tre emra kuptimplotë: 1. A LEKA BURRË (ANDRO)=LEKA ËSHTË BURRË, 2. A LEKA NË ANDER=LEKA ËSHTË NË ËNDËRR dhe 3. A LE (K)SI ANDER=ËSHTË LINDUR SI ËNDËRR. Cili nga këto tri variante është i vërteti? Apo ekzistojnë dhe variante tjera? Askush nuk mundet të thotë me siguri të plotë, por që emri Aleksandër është me përmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kësaj është emër shqiptar, këtë askush nuk mundet ta mohojë, as të huajtë, dhe as shqiptarët e luhatshëm e mendjelehtë. Rrënjët gjenetike të Lekës së Madh 5. Origjina ilire e Aleksandrit të Madh Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. Leka i Madh në Monedhën e Mbretërisë Shqiptare (1929-1939) Dijetari i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan: “Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”. Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në hyrjen e këtij libri shkruhet: “Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”. Lou Giaffo, shkruan: “Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.” Mary Edith Durham, shkruan: “Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.” Henry Fanshawe Tozer, shkruan: “Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...” George Gordon N. Byron, pohon se: Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri. Wadham Peacock, shkruan: “Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë. Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.” George Fred Williams, shkruan: “Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.” Fletcher Pratt, shkruan: “...grekët shpesh i mohuan atij emrërtimin si grek dhe ai ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për gjakun ilir; tashmë në interes të kulturës greke ai kishte përmbysur armiqtë e Greqisë dhe fitoi perandorinë e gjithë botës që njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithçka i ishte kushtuar shkëlqimit të tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrë që t’ua shpinte të gjithëve.” Rebeca West, shkruan: “Aleksandri i Madh kishte princeshë ilire për gjyshe e për nënë dhe ai e babi i tij luftuan në beteja të mëdha kundër vendit të tyre. ...Iliria e mbajti kokën lart ndërmjet fuqive lindore me të cilat Roma nuk u barazua kurrë në finesë dhe shkëlqim; Aleksandri i Madh, krah të cilit çdo roman duket një mediokër, ishte në tre të katërtat e tij një ilir; dhe pasi ilirët u pushtuan, ata prodhuan shumë burra, të cilët duke ndërhyrë në punët e Romës, bënë që të duken të vegjël të gjithë bashkëmoshatarët me vendlindje Italinë.” Lewis Vance Cummings, shkruan: “Legjitimiteti i Aleksandrit u vu në dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumë shovinistë në atë tokë që e qesëndisnin si biri i Olimpias, një gjysëm barabar, duke shpërfillur se u vinte për mbarë, të thonin se edhe Filipi vetë dhe dy mbretër para tij ishin gjithashtu bij grashë ilire.” Konrad Bercovici, shkruan: “Është më shumë se e mundur se Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjinë shqiptare.” George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall, shkruajnë: “Shqiptarët kanë një histori heroike, por të pakumtuar (të pa zbuluar, të pashpallur). Ata i kanë dhënë botës Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parë të Italisë. Të dy këta burra janë me origjinë shqiptare. Heroi kombëtar i madh, megjithatë, është Skënderbeu, i cili në shekullin e XV shkatërroi ushtritë turke të cilat pushtuan Shqipërinë. Përgjatë kohës që ai jetoi, Shqipëria ishte e pavarur. Por pas vdekjes së tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypës dhe me përjashtim të një Ilirie të pjesëshme në Shqipërinë jugore, siguruar në shek.XVIII nga Ali Pashë Tepelena, shqiptarët vazhduan të ekzistojnë nën sundimin e sulltanit”. Edhe pse të dhënat për Aleksandrin e Maqedonisë janë filtruar prej bizantinëve, megjithatë, nëse Leka i Madh do të ishte grek, atëhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisë”, e jo Aleksandri i Maqedonisë. *Shkrimi është dërguar nga autori dhe është pjesë e librit “Leka i Madh”