English

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, 3 ditë në konferencën e NATO-s

E premte, 16 shtator 2011, NOA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, në krye të një delegacioni të Forcave të Armatosura, merr pjesë në Konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s. Kjo konferencë e cila zhvillohet në Sevilje të Spanjës fillon nga dita e sotme dhe zgjat deri më datë 18. Mësohet se konferenca vlerësohet mjaft e rëndësishme duke pasur në fokus zhvillimet më të fundit që po kalon Aleanca, ku përveç diskutimit të sfidave operacionale por edhe ato të transformimit, vëmendje do ti kushtohet evoluimit të operacionit ISAF në Afganistan si dhe sigurisë rajonale Gjen. Ndërkaq gjatë lëvizjes për në Sevilje, Gjeneral Gjunkshi, bëri një ndalesë në Bruksel, ku zhvilloi një takim me Përfaqësinë tonë Ushtarake në Shtabin e NATO-s. Takimi zhvillohet nën drejtimin e Kryetarit të Komitetit ushtarak të NATO-s, Admiral Giampaolo Di Paola. Në këtë konferencë e cila zhvillohet nën mikpritjen e Shefit të Mbrojtjes së Spanjës , Gjeneral Julio Rodriguez marrin pjesë shefat e mbrojtjes së vendeve të NATO-s (CHODs). Autoritetet më të larta ushtarake të NATO- s, Admirali Jim Stavridis (SACEUR) dhe Gjenerali Stephane Abrial (SACT) janë gjithashtu pjesëmarrës në këtë konferencë. Shefat e Mbrojtjes së NATO-s do të vlerësojnë gjithashtu “lesson-learned” Operacioni “Unified Protector” në Libi, nën fokusin e implikimeve të ardhshme potenciale strategjike në kuadrin e “Arab Spring”. a.y/NOA

Në foto: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi

KOMENTE