Meksikë, 16 shtator 2011, NOA – Kartelet e drogës në Meksikë njihen në gjithë botën për brutalitetin e tyre. Por këtë herë duket se kanë kaluar çdo imagjinatë njerëzore. Një çift është gjetur i varur në mëngjesin e ditës së stome në një urë në qytetin Nuevo Laredo në Meksikë. Vajza 20-vjeçare është përdhunuar dhe i janë prerë disa pjesë të trupit. Ndër djali nuk mund të identifikohet për shkak të fytyrës së dëmtuar nga goditjet. Motivi i krimit dyshohet të jetë apeli që çifti ka bërë në internet për t’u mbrojtur nga kartelet e drogës. Në një tabelë afër vendit të krimit, kriminelë kanë shkruar; “kjo u ndodh atyre që shkruajnë gjëra zbavitëse në internet”. Vajza 20-vjeçare është varur në urë duke i lidhur këmbët dhe duart e zhveshur. Ndërsa sipas dëshmitarëve që kanë parë nga afër trupin, barku i saj ishte i çarë me thikë dhe një pjesë e gjinjve i ishin prerë. Një hetues i tha CNN se kjo formë torture është parë mes rivalëve në kartelet e drogës, por jo për njerëz që nuk kanë pasur lidhje direkte me bandat. e.t/NOA