English

Video Meta – Prifti, tani ekspertiza nga 3 specialistë shqiptarë

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA - Gjykata e Lartë caktoi tre ekspertët, të cilët do të verifikojnë video-përgjimin Meta-Prifti. Dy pedagogët e informatikës dhe elektronikës Ardian Olli dhe Ermal Beqiri dhe specialisti i qendrës shkencore të shkëmbimit të informacionit Dritan Zoto janë caktuar nga gjykata të bëjnë riekspertimin e video-përgjimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Meta. Në seancën e sotme, prokurori i çështjes ka kundërshtuar emërimin e pedagogut Zoto, me arsyetimin se ai kishte folur në media në lidhje me këtë çështje. Edhe nga avokati i ish ministrit Ilir Meta ka kërkuar që për verifikimin e videos të merrej një ekspert italian. Ekspertiza e re për video-përgjimin ndaj Metës u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video që ishte kërkuar nga prokuroria shqiptare. Kreu i LSI-së Ilir Meta pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë, u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion. a.q/NOA

KOMENTE