English

Vrasja në 77-vjeçarit, arrestohen 2 të dyshuar

Shkodër, 16 shtator, NOA Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e një 77-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe. Fatos Lushaj 21- vjeç dhe Muslim Velaj 50 vjeç, janë personat e arrestuar nga forcat e rendit. Velaj mësohet se është dhe i afërm me viktimën që u gjet afër shtëpisë mbrëmjen e djeshme, Sulejman Velaj. Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qenë një konflikt mes dy të dyshuarve. Sulejman Velaj u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në fshatin Qafë Gradë të komunës Shkrel të Malësisë së Madhe. Ai është qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij. a.k/NOA

KOMENTE