English

Fundjavë fatale për motrat Grica, 18-vjeçarja vdes, tjetra lufton me vdekjen

Tiranë, 17 shtator 2011, NOA Update – Njëra prej dy motrave të familjes Grica që gjeti vdekjen këtë të shtunë ndërsa po priste autobusin në stacion është 18-vjeçarja Marsela Grica, ndërsa tjetra e plagosur rëndë është 24-vjeçarja Anila Grica. Kjo fundjavë qëlloi fatale për Marselën kur automjeti me targë 8913 C i mori jetën pas përplasjes, ndërsa të motrën e plagosi rëndë në një aksident të ndodhur pak pas mesditës. Pas humbjes së të motrës, edhe 24-vjeçarja Anila Grica po lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak. Me të mbërritur në vendin e aksidentit në stacionin e autobusit që të çon nga Tirana në Pezë, policia e Tiranës ka ndaluar drejtuesin e automjetit që shkaktoi vdekjen e 18-vjeçares. Sipas hetimeve të para, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të autoveturës. Ky i fundit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përplasur dy vajzat që gjendeshin në anën tjetër të rrugës, pranë stacionit të autobusit. mit/NOA

KOMENTE