English

Imazhe shokuese të transportuesit të drogës

Brazil, 17 Shtator NOA - Duhej të sillte në Evropë një kilogram kokainë për një shifër prej 150 mijë eurosh. Policia braziliane, megjithatë, e ka ndalur 20-vjeçarin me origjinë irlandeze që ishte në nisje nga aeroporti Congonhas i San Paolo teksa po përpiqej të hipte në bordin e një fluturimi për në Bruksel. Në trupin e tij ishin të fshehura 72 ovula që përmbanin drogën dhe mbase për të vënë në dijeni dhe transportues të tjerë të drogës, është vendosur që imazhet radiografike të djalit të publikohen. Aty paraqitet se si stomaku dhe zorrët janë të rrezikuara nga lënda narkotike që ndodhet shumë pranë. r.b/NOA

KOMENTE
  • Veror Hatija Berat01:04 - 17 Shtator 2011
    BO BO SA I TEMERRSHEM KUJT I VETE MENDJA SE MUND TA KISHTE ATIJE VETEM PAISJET MUND TE ZBULOJN CDO GJE PO ME CMEND
  • Dani Meshi00:37 - 17 Shtator 2011
    booo Sa keq !! .. po si si len me kalu keta se vtm lek sjellin !! :P