Il Giornale Që nga gushti i vitit 1944 deri në prill të vitit 1945, ushtria gjermane la mbi terren 2.7 milionë të vdekur, një mesatare prej 300.000 njerëz në muaj. Në të njëjtën periudhë, bombardimet e aleatëve i transformuan qytetet e Gjermanisë në një varrezë zjarresh. Bastisja më e famshme, në Drezden, në shkurt të vitit 1945, shkaktoi 25.000 të vdekur në pak orë. Në raport me popullsinë, ajo në qendrën më të vogël të Pforzheim, Në Pyllin e Zi, ishte akoma më e tmerrshme: 17 mijë persona, pra një banor në katër, mbetën nën rrënoja. Bilanci i vitit të fundit të luftës shënon 500 mijë viktima civile. Megjithatë, pavarësisht katastrofave dhe kërdive, Gjermania nuk u dorëzua deri në fund, ajo që mbeti nga një makinë e tmerrshme lufte vazhdoi të luftonte dhe jeta vazhdoi të kishte vuajtje të panumërta, duke ndjekur një normalitet të pamundur. Deri në prill të vitit 1945, pagat e nëpunësve civilë u paguan rregullisht. Berliner Philharmoniker respektoi programin e marrëveshjeve deri katër ditë para se rusët të sulmonin kryeqytetin: në program ishte gjithashtu muzgu i Richard Wagner. Tashmë, ishte një Berlin shpirtëror. As futbolli nuk u ndal. Më 23 prill, me trupat gjermane në disfatë, u zhvillua derbi i fundit i kampionatit: Bayerni mundi 3 me 2 rivalët e Monakos në vitin 1860. Si mundi të ndodhte e gjithë kjo? Si ishte e mundur që një vend i tërë rezistoi kaq gjatë, duke ndjekur pa shmangur rrugën e shkatërrimit dhe të vetë-shkatërrimit vendosur nga udhëheqësit e tij?
Këto janë pyetjet me të cilat fillon “Fundi”, libri i fundit i historianit britanik Ian Kershav, i publikuar ditët e fundit në Angli. Kershav, është pa diskutim studiuesi më i madh i nazizmit. Biografia e tij për Hitlerin, në dy vëllime, e publikuar ndërmjet viteve 1998 dhe 2000 , tashmë konsiderohet një pikë referimi. “Fundi” ekzaminon periudhën që shkon nga atentati i dështuar i kontit Claus von Stauffenberg, për shumë mënyra një pushim në menaxhimin e luftës dhe në frontin e brendshëm, deri në fund të konfliktit në maj të vitit 1945. Objektivi i deklaruar është të shpjegosh atë që Kershav përcakton shembull historik: shembullin e një vendi dhe të një regjimi që, nën presionin e gjykimit përfundimtar, nuk shpërthen. Një gjë e vetme, ose pothuajse, që kundërshton atë që u ndodh zakonisht strukturave autoritare përballë katastrofave të luftës: siç ndodhi në Rusi në vitin 1917, në vetë Gjermaninë në fund të Luftës së Parë Botërore ose Italisë në vitin 1943, ku sistemi u thye përpara kolapsit përfundimtar. Kershav shqyrton shpjegimin tradicional të kësaj veçantie: efektet e terrorit nazist, vitet e propagandës të inspiruar nga kulti i Super-njeriut arian, një klasë zyrtarësh të ushqyer nga kulti i “besnikërisë nibelungica”. Nuk ka dyshim, për shembull, se aparati i fuqishëm represiv i sistemit dhe mizoria me të cilën u përdor, kontribuuan në mënyrë vendimtare për të shtypur çdo aluzion të rebelimit. Mjafton një e dhënë për ta kuptuar: gjatë Luftës së Parë Botërore, gjykatat ushtarake të Gulielmit shpallën 150 dënime me vdekje për dezertim (vetëm 48 prej tyre u ekzekutuan). Të dënuarit me vdekje nga gjykatat naziste ishin 30.000 dhe 20.000 ishin ushtarët e ekzekutuar. Në të njëjtën periudhë, dezertorët e dënuar me vdekje midis radhëve amerikane ishin 140, 40 në radhët e britanikëve, 103 në radhët e francezëve. Sipas Kreshav, të gjithë shpjegimet kryesore të kohezionit gjerman, përfaqësojnë “faktorë që duhen pasur parasysh në ekuacionin final”, por nuk e kapin karakterin specifik të regjimit hitlerian. Kjo e fundit duhet të kërkohet përmes dy tipareve shpjeguese të përdorura nga Kreshav në studimet e tjera mbi nazizmin: konceptet “e qeverisë karizmatike” dhe “punës drejt Fyhrerit”. Struktura e pushtetit nazist, sipas Kershav, ishte bazuar mbi një shkallë personalizimi që nuk ishte arritur më parë në diktaturat e tjera, siç ishte e betonuar në raportin karizmatik të Hitlerit me popullin gjerman dhe me elitat drejtuese. Hitleri krijoi një sistem qeverisës të bazuar në një fragmentim konkurrues të organeve të ndryshëm (nga ministritë tek autoritetet e policisë) dhe secili prej tyre, në mënyrë autonome, “punonte për Fyhrerin”. Në personin e tij, shteti gjente të vetmen sintezë unitare: nuk ekzistonin organizma të ngjashëm me Këshillin e Lartë të Fashizmit dhe institucionet formalisht të parashikuara ishin zhveshur pak e nga pak nga çdo fuqi (qeveria, për shembull, u thirr për herë të fundit në vitin 1938). Nga kjo lidhje e strukturave individuale me kreun dhe nga mungesa e strukturave, në të cilat çdo mospajtim mund të ngurtësohet, rrodhi karakteri sipërfaqësor një-bllokësh i pushtetit hitlerian. “Elitat sunduese – shkruan Kershav, nuk kishin as vullnetin kolektiv dhe as mekanizmat e pushtetit për të penguar Hitlerin që ta çonte Gjermaninë drejt shkatërrimit”. Për Gjermaninë çmimi përfundimtar ishin 7 milionë të vdekur.