English

Kodheli: Pa kushte në parlament, të hiqet TVSH-ja për ushqimet dhe ilaçet

Tiranë, 17 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Deputetja socialiste Mimi Kodhelinjë deklaratë për mediat bëri një pasqyrë të kushteve të vështira ekonomike si dhe të taksave të rënda që qytetarët paguajnë për produktet bazë të shportës ushqimore. Në fjalën e saj Kodheli tha se, njerëzit të cilët duan të blejnë produktet bazë duhet të harxhojnë gjysmën e buxhetit bazë, ndërsa ka ende familje shqiptare të cilat nuk arrijnë të mbyllin fundin e muajit, ndërsa shtoi se për këto ushqime i paguhen taksa qeverisë. “Ne sot kemi një peshë specifike për taksat e konsumit në vend, TVSH dhe akcizë, duhet që për çdo produkt që blejmë çerekun e paguajmë taksë për shtetin, kjo ndodh në të gjitha rastet kur ato që konsumojmë është vetëm produkti bazë. Në kushtet kur Shqipëria ka një rënie drastike të fuqisë blerëse, heqja e TVSH-së për produkte si veza, qumështi, buka dhe ilaçet, apo përgjysmimi për disa produkte të rëndësishme në shportën konsumatore do të ishte e vetmja rrugë për lehtësimin e barrës fiskale që rëndon mbi shqiptarët”, u shpreh Kodheli. Më tej ajo shtoi se masa 10% mbi ilaçet, ka dëshmuar katërcipërsisht se për to i paguhet 10% shtetit, ndërsa çmimet jo vetëm që nuk janë ulur, por janë rritur me 10 % ndaj sipas saj është rëndësishme që të hiqet plotësisht TVSH-ja mbi ilaçet. Deputetja socialiste theksoi se kjo nismë do prezantohet në parlament. Sakaq ajo shtoi se Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet më 8 maj, pikërisht për këto që u thanë më sipër, madje sqaroi se do të votohet në parlament që ky lehtësim të ndodhë jo kur socialistët të vijnë në qeverisje por që sot. Në përfundim Kodheli u shpreh se, “Ne nuk vendosim kushte në parlament, por jemi për të përcjellë zërin e qytetarëve që përfaqësojmë. Shpresoj që Qeveria të ulet dhe të mundësojë lehtësira për barrën fiskale e cila është bërë e padurueshme për shumicën e popullsisë, dhe kjo mund të realizohet shumë shpejt sepse qeveria ka ekspertë dhe mundësi”. a.y/NOA

Në foto: Mimi Kodheli

KOMENTE