English

Kriza ekonomike në Greqi, burri i vë zjarrin vetes

E shtunë, 17 shtator 2011, NOA- Një polic ka nxituar për të shuar flakët që kishin përfshirë një njeri i cili i kishte vënë zjarrin vetes përpara një banke në veri të Greqisë, në Selanik. Protesta ekstreme e personit në fjalë bëhej kundër qeverisë, bankave dhe partive politike si rrjedhojë e krizës ekonomike. Ndërkaq po për të njëjtat arsye edhe dy vite më parë ai u përpoq të vetëvritej për shkak të gjendjes së rënduar financiare. Aktualisht protagonisti i kësaj ngjarje është i shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. a.y/NOA

KOMENTE
  • Mariglen Hoxha13:20 - 17 Shtator 2011
    Po kote nuk thone qe ka nje zote lart qe shikone, Greket u tallen i zhvaten i skllaveruan shqiptaret 20 vjet tani do tu kthejme reston kur te na vine si emigrante ne Shqiperi po ne mbijetuam ata u fundosen .