Australi, 17 Shtator NOA - Një krokodil australian, i gjatë rreth 5.5 metra me një peshë që është afërsisht 1 ton, është bërë pjesë e rekordeve Guinness si gjallesa më e madhe e këtij lloji “keqdashësi”. Quhet Cassius dhe kjo në nder të boksierit legjendar të peshave të rënda Cassius Clay. Është kapur në territorin verior të Australisë në 1984. Prej më shumë se 20 vitesh ajo është e pranishme në kopshtin zoologjik të Marineland (Queensland). Zvarraniku, me një moshë të vlerësuar në 100-vjeçe, do të ishte akoma më i gjatë në rast se nuk do të kishte humbur 20 centimetër bisht gjatë një dyluftimi para kapjes së tij. r.b/NOA