English

Mbështetës të AK në Athinë, festë për vendimin e Kushtetueses

Athinë, 17 shtator 2011, NOA- Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese aktivistë të Aleancës Kuq e Zi në Athinë kanë nisur festimet në rrugët e qytetit. Vendimi i Kushtetueses për shfuqizimin e dispozitave në ligjin e gjendjes civile të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë, bëri që për disa orë emigrantët të bënin thirrje pro aleancës dhe flamurit kombëtar. Emigrantët shqiptar në Greqi u shprehën të zhgënjyer nga roli që po luajnë deri më sot institucionet shtetërore dhe shprehën rezervat e tyre për diplomacinë shqiptareGreqi, por nga ana tjetër ata vlerësuan lart sjelljen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila për së dyti herë tregoi se Kushtetuta dhe interesi kombëtar qëndrojnë mbi interest meskine dhe politikat e ditës. Sakaq pas kësaj në Athinë u krijua edhe dega e Aleancës Kuq e Zi. a.y/NOA

KOMENTE
  • Aurel Llanaj18:16 - 17 Shtator 2011
    keta greket qe jan popull i lashte e me kulture te vjeter se ve njeri ne dyshim ishte homeri i verber qe i tregoj botes historin e kalit te trojes apo e kam gabim .keta tanet qe drejtojne shtetin nuk e kane lexuar iliaden qe te tregon kush jane helenet ,si kane syte ne balle e mendjen ne koke e paskemi te keqen te vetja o popull shqipetar
  • patrioti14:24 - 17 Shtator 2011
    jane te rralle patriotat si z,kreshnik spahiu dh aleanca kuq ezi,qe mrojne vlerat e kombit shqiptar,dinjitetin shqiptar,duhet te jemi shembull i aleances kuq e zi,te mbrojme te drejtat tona vlerat tona dhe ti mohojme ato dhe jo te shesim kombesine per lek vetem tradhtaret e bejne nje gje te till,kreshnik spahiu duhet te behet drejtuesi i kombit shqiptar qe ta bashkoj shqiperin sic ka qene.