Elbasan, 17 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Tre djem të rinj nga Elbasani kanë përfunduar të prangosur pas dështimit të planit të tyre për të dëmtuar, vjedhur dhe shitur për skrap një shtyllë të tensionit të lartë. Të rinjtë e arrestuar në flagrancë janë identifikuar si Indrit Shehu 26 vjeç, banues në Katund të Ri, Klajdi Sulanjaku, 24 vjeç, banues në fshatin Kuqan-Elbasan dhe Elton Poka 27 vjeç, banues në fshatin Xinrake-Elbasan Burime zyrtare nga policia e Elbasanit i thanë NOA se, tre të rinjtë u prangosën në fshatin Kodrabujares të Elbasanit pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë prerë me sende të forta si dhe me oksigjen, një shtyllë të tensionit të lartë me qëllim shitjen për skrap të materialeve, që kishte shtylla e tensionit. Sakaq mësohet se 24 vjeçari Sulanjaku ishte dënuar edhe më herët dhe ishte në arrest shtëpie pasi akuzohej për goditjen e një punonjësi policie. Ndërkaq ndaj tyre nisen hetimet për veprën penale “Vjedhje e kryer ne bashkëpunim”. a.y/NOA