Tiranë, 17 shtator 2011, NOA- Si përfaqësues i opozitës por edhe si kryetar i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela reagoi ditën e sotme lidhur me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për regjistrimin e popullsisë. Duke e përshëndetur këtë vendim ai tha se, ky vendim u tregoi shqiptarëve se në institucionet e tyre paska ende shpirt patriotik, duke shtuar se duhet të jetë ky patriotizëm pasi sot po shitet gjithçka. “Një vendim të ngjashëm për ndërrimin e kombësisë e ka marrë edhe Gjykata Franceze, për një çështje të ngjashme me këtë. Por theksoj se fqinjët e Shqipërisë duhet të jenë aq serioz që të mos u kërkojnë shqiptarëve ato akte që konsiderohen anti-Kushtetuese, pasi edhe Greqia e ka konsideruar kështu një vendim të tillë. Nëse Berisha dëshiron të ndihmojë fqinjët le tu japë para se është vendi i dytë më i fuqishëm në Botë siç ka thënë vetë, le tu japë para po mos tu shesë njerëz”, u shpreh Ngjela. Ai e cilësoi si një ndërmarrje të rëndë anti- kombëtare veprimin e Qeverisë e cila shumë shpejt tha ai do të përballet me popullin e vet. a.y/NOA
Në foto: Spartak Ngjela