English

Pasqyra e shtypit, 17 shtator 2011

Tiranë, 17 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 17 shtator 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Drogë në burg, arrestohet nipi i Azem Hajdarit”, i cili flet për mënyrat e futjes së dogës në burg dhe arrestimin e një personi. Disa tituj të tjerë janë”, “Gjyqtarit të vrarë Konomi i bllokohet regjistrimi i pronave”, “Nga Ardian Klos: Diagonale e Kankunit”

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Duam votë të fshehë, PS ja platforma për reformën e Kuvend”, i cili flet për kërkesën e bërë dje nga PS. Disa tituj të tjerë janë; “Konferenca Islamike, Berisha: Aleatët tanë shprehën shqetësim”, “Eugen Wollfath, presidenti i ri të zgjidhet me konsensus”, “Gërdeci, Gjykata rrëzon kërkesën e Delijorgjit” Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Gjykata Kushtetuese rrëzon PD”, i cili flet për rrëzimin e djeshëm të ligjit për Gjendjen Civili. “Disa tituj të tjerë janë; “Kushëriri i ministrit Pollo do të ekspertojë videon Meta-Pollo”, “Patozi Letër Ruçi, të ftojmë ODIHR dhe Venecias si asistencë”, “Pastrimi i parave tek hyrjet e shtrenjta në Durrës”, “Dhuna në Bashki, padi për të trembur dhunën në këtë vend”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Patozi, letër Ruçit: Të përmirësojmë zgjedhjet”, i cili flet për kërkesën e PD-së për zgjedhjet. Disa tituj të tjerë janë Ambasadorja e Gjermanisë: Integrimi, vraponi të kapni kohën”, “Andis Harasani: Pse PS harroi festën e Pezës”, “Deklarimi i kombësisë, kushtetuesja rrëzon ligjin”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE