Prishtinë, 17 shtator, NOA - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur në mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, ku, javën e ardhshme, pritet të marrë pjesë në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu. Një ditë më parë, mësohet se edhe kryeministri Hashim Thaçi është nisur drejt SHBA-së. Udhëtimi i krerëve shtetërorë të Kosovës për në Shtetet e Bashkuara thuhet se bëhet në kuadër të përpjekjeve për shtimin e njohjeve të shtetit. NOA/RFE