Reno (SHBA), 17 shtator, NOA – Një avion është rrëzuar në një garë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vrarë tre persona dhe plagosur 50 të tjerë. Ngjarja ndodhi në qytetin Reno në shtetin e Nevadës, gjatë një shfaqje ajrore. Avioni, një model i Luftës së Dytë Botërore, “Mustang P-51” që drejtohej nga një 74-vjeçar, Jimmy Leeward, ka humbur kontrollin gjatë bërjes së një spiraleje në ajër. Mediat amerikane raportojnë se trupa të gjakosur ka pasur rreth vendit ku ra avioni. “Isha ulur në një tavolinë dhe pashë hedhjen e trupave në ajër nga përplasja. Po flas për një krah, një këmbë”, tha një prej dëshmitarëve të pranishëm. Autoritet po hetojnë, dhe mendohet se mund të ketë qenë një problem mekanik. Avioni ka qenë në xhiron e tretë në kohën që humbi kontrollin. a.k/NOA