English

SHBA dhe BE, qëndrime të kundërta për krizën

Poloni, 17 shtator, NOA - Shtetet e eurozonës dhe SHBA nuk kanë mundur të tregojnë mirëkuptim për një linjë të përbashkët në forcimin e koniunkturës dhe për luftimin e krizës së borxheve. Gjatë një takimi në Ëroclaë të Polonisë, ministrat e financave të eurozonës, bënë të ditur sipas të dhënave të pjesëmarrësve, se kanë kundërshtuar idenë e homologut të tyre amerikan, Timothy Geithner për të përdorur fonde shtesë për stabilizimin e sektorit financiar dhe për rritjen e fondit për shpëtimin e euros. Shefi i grupit të vendeve të euros, Jean-Claude Juncker pas konsultimeve foli për perspektiva të ndryshme në të dyja anët e Atlantikut. Në eurozonë ka përparësi konsolidimi i buxhetit. Hapësira për programe koniunturore nuk ekzistojnë, tha ai. Në një deklaratë të publikuar në Uashington të Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se Geithner nuk ka bërë propozime konkrete lidhur me krizën e borxheve, por i ka dhënë kurajo kolegëve të tij të BE-së që të veprojnë me vendosmëri. NOA/DV

KOMENTE