Rahovec, 17 shtator 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshem në Rahovec të Kosovës ku katër djem të rinj janë zënë me njëri tjetrin. Burime zyrtare nga policia e Kosovës thonë për NOA se, janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë pasi kishin goditur me thikë dy meshkuj tjerë pas disa mosmarrëveshjeve familjare që kishin pasur. Mësohet se viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore ku njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Prishtinës, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. a.y/NOA