Itali, 17 shtator, NOA - Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Operacioni i policisë Italiane është zhvilluar në qytetin e Silvit në afërsi të Pescarës. Shqiptarët e arrestuar janë; Arjan Gjini, 24-vjeç, Ardit Huqi, 24-vjeç dhe Artil Kuqaj, 21-vjeç. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se tre të arrestuarit shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Shqipëria, 19-vjeçe të cilën e kishin sjellë në Itali në mënyrë klandestine. Ata kishin një zonë në Silvi, ku nxirrnin vajzën që të prostituonte dhe e ruanin në distancë. Të rinj siguroheshin që në zonën e tyre të mos vinin vajza të tjera, apo grupe rivale. Policia ra në gjurmët e tre shqiptarëve, pasi këta të fundit kishin kërcënuar dy prostituta që afroheshin në vendin ku “punonte” patriotja e tyre. Sipas policisë, të rinjtë u kishin marrë paratë vajzave të tjera që afroheshin në zonë. Antonio Tricarico, komandanti i policisë në plazhin e Silvit, tha se prej disa kohësh nuk ishim pasur probleme me bandat e prostitucionit. Ai informoi se tre shqiptarët janë dërguar në burg dhe ka nisur procesi penal për favorizim të prostitucionit. Ndërsa vajza, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është dërguar në një qendër trajtimi. a.k/NOA
Shfrytëzonin një 19-vjeçare për prostitucion, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
-
Leonidas Stefa22:33 - 22 Shtator 2011shikoje shikoj mafiozet
-
Leonidas Stefa22:06 - 21 Shtator 2011si mudetem te itersohem per vajzen ce eshte kapur ne itali ce este e kerkuar ne shiperi po le nje numer tl dodhen ne greci ne kete numer 00306978281534
-
Leonidas Stefa21:59 - 21 Shtator 2011si mudem te itersohem per vajzen shqiptare te njoftoj per te ce eshte e kerkuar na sheperi