English

Të shtëna armësh në Mitrovicë

E shtunë, 17 shtator 2011, NOA- Mesdita e sotme veriun e Kosovës e ka gjetur të trazuar, për shkak të disa të shtënave me armë që janë dëgjuar në këtë zonë. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se të shtënat kanë ardhur nga disa ndërtesa në Mitrovicë, por nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se në veri ndodhen automjete të KFOR dhe EULEX ndërsa po punohet për identifikimin e personave që kanë shtënë me armë zjarri, ndërsa forcat e sigurisë janë rritur mbi lumin Ibër. Ditën e djeshme doganierë dhe policë të Kosovës e të EULEX-it u dërguan sot me helikopterë të KFOR-it në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. a.y/NOA

KOMENTE
  • sulo12:55 - 17 Shtator 2011
    ore c'fare analfabetesh jeni ju xhanem sot eshte e shtune ju e shkruani e diele aj siktir me gjith mitropicen tuaj.....