Zubin Potok, 17 shtator 2011, NOA – Serbët lokalë në Zubç e Zubin Potok kanë shtënë me armë mbrëmjen e të shtunës ndaj makinave të shtetasve kosovarë që qarkullonin për në fshatin Çabër dhe Koshtovë. Lajmi bëhet i ditur nga Kosovapress, dhe konfirmohet për këtë media edhe nga përfaqësuesi i fshatit Çabër, Çerkin Veseli, i cili bëri me dije se serbët e Zupçit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinave që po qarkullonin në fshatrat Koshtovë dhe Çabër. Sipas të njëjtave burime, të shtëna me armë janë dëgjuar edhe në afërsi të fshatit Kelmend, kur një familje shqiptare që po kthehej nga Mitrovica është sulmuar nga grupe serbësh, të cilat ruanin barrikadën. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në këtë rast. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar të shtënat me armë në rajonin e fshatit Zupç, pa saktësuar vendin e ngjarjes. Edhe gjatë ditës në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Forcat e sigurisë së Kosovës kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumin Ibër. Zbatimi i marrëveshjes nga Kosova për vulat doganore, në 16 shtator, solli që serbët mëngjesin e të premtes të bllokonin me barrikada të gjitha rrugët që çojnë në drejtim të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri, ku janë vendosur doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, të cilët atje janë dërguar me helikopterë të KFOR-it. mit/NOA
Tension në Veri, serbët lokalë qëllojnë mbi automjetet e shqiptarëve
-
Petro Jazaj pitere10:57 - 18 Shtator 2011po te kisha jne areoplan private do ta nbushja me eksplozive dhe do ti drejtoheshja qendrese se beogradite do te beheshja kamikazi i pare shqiptare