Izrael, 18 shtator, NOA – Rreth 1000 persona kanë realizuar një prej skenave më masive nudo. Në brigjet e Detit të Vdekur, në Izrael, burra dhe gra nga 18 deri në 77 vjeç kanë marrë pjesë në realizimin e setit fotografik të fotografit amerikan Spencer Tunic. Pamjet janë cilësuar si mbresëlënëse dhe fotografi ka arritur të marrë disa kontrata të mira. Për realizimin e fotove nudo në Detin e Vdekur është dashur ndihma e autoriteteve shtetërore. Disa dhjetëra policë kanë siguruar zonën dhe kanë marrë masat që fëmijë, apo persona që janë kundër shfaqjeve të nudizmit të ishin të pranishëm. Por problemi më i madh duket se kanë qenë autoritete fetare, të cilat i shohin këto shfaqe si shenja të blesfamisë. Të gjithë pjesëmarrësit u zgjodhën nga fotografi Tunic. Ai tha se shfaqa e trupave nudo është një shenjë e një shoqërie të hapur. a.k/NOA