Sarandë, 18 shtator, NOA – Një i ri është ndaluar nga policia e Sarandës pasi kërkohej nga policia për grabitje. Elvis Mehmet Ibrahimi, 16-vjeç, banues në lagjen “Nr. 2” është kapur dje rreth orës 20:30 nga Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë. Ndaj Ibrahimit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka dhënë vendimi për dënimin me 3 muaj burg. Ai është dënuar më 5 maj të këtij viti për veprën penale “Vjedhje” e kryer në kushtet e bashkëpunimit. a.k./NOA