Elbasan, 18 shtator, NOA – Një i ri është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, për trafik të lëndëve narkotike. Personi i arrestuar është Armando Xhoxhi, 23-vjeç banues ne lagjen “Partizani” në Elbasan. Ai është ndaluar në lagjen “Dyli Haxhire” nga sektori i policisë kundër trafiqeve. Pas kontrollit që i është bërë, i është gjetur në trup një sasi prej 10 doza, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Policia ka kryer arrestimin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai është marrë në hetim, për të treguar origjinën e hashashit si dhe vendin ku do të shitej sasia e drogës që ju kap me vete. Ndaj tij rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikeve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. a.k/NOA
I kapen 10 doza hashash, arrestohet 23-vjeçari
-
Gzim Rexhaj08:45 - 18 Shtator 2011a,.i ,. 10 .,doza pak jan nashta i ka ble per veti