English

Irak, skelete marinarësh gjenden pas 23 vjetësh

Irak, 18 shtator 2011, NOA - Punëtorët që po pastronin një kanal lundrimi në jug të Irakut kanë gjetur skeletet e tre marinarëve brenda një anijeje komerciale irakiane, e cila ishte fundosur nga forcat ajrore të Iranit në vitin 1988. Një zyrtar i portit në Basra tha se anija Ramadi u gjet gjatë pastrimit të kanalit Kor Zubair, ndërsa skeletet e gjetur thuhet se janë derguar për identifikim në laborator. Anija ishte fundosur gati në fund të luftës ndërmjet Iranit dhe Irakut, e cila u zhvillua nga viti 1980 deri më 1988 dhe gjatë së cilës u vranë 1 milionë njerëz, ndërsa mbetën të zhdukur mijëra të tjerë nga të dyja palët. a.q/NOA

KOMENTE