English

Ish-manjati rus flet nga burgu: Putini, të shporret nga pushteti

Moskë, 18 shtator, NOA - Nëse Vladimir Putin mbetet udhëheqës suprem të Rusisë, shpresat për reforma do të shuhen dhe njerëzit e ndritur të Rusisë do të emigrojnë në turma. Kështu ka deklaruar ish-manjati rus, Mikhail Khodorkovsky nga burgu, gjatë një interviste për “Reuters”. Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë, u arrestua në vitin 2003, pas rënies së Kremlinit nën duart e presidentit të atëhershëm, Vladimir Putin dhe kompania e tij të naftës Yukos u paralizua nga taksat dhe më pas u shit nga shteti. Tani ai vuan në burgun e qytetit Segezha, pranë kufirit finlandez, rreth 900 km (550 milje) në veri të Moskës ...

Z.Khodorkovsky, ç’do të ndodhë nëse Putin do rikthehet në Kremlin dhe mbetet udhëheqës suprem i Rusisë?

"Shpresat për reforma të brendshme të sistemit aktual të pushtetit do të zhduken dhe emigrimi i rusëve aktivë në shoqëri e atyre intelektualë, do të përshpejtonte.

Si ndiheni tani që po flisni kundër Putinit?

"Unë nuk jam i frikësuar për jetën time, por unë nuk e përjashtoj as faktin që ka arsye për frikë të tillë. I kam parë të dashurit e mi "vetëm përmes xhamave" në dhomën e vizitave dhe shpreh keqardhje për dhimbjet e shkaktuara për familjen time dhe kolegët. Por nuk shpreh keqardhje për fatin tim, 13 vjet burg në një nga sistemet më të vështira të burgimit në botë.

Sipas jush, a do të jenë të drejta zgjedhjet presidenciale të 2012-ës?

"Pyetja e vërtetë është: Në këto zgjedhje a do të shfaqen të drejtat e mjaftueshme në mënyrë që legjitimiteti i presidentit të jetë i mjaftueshëm, kur kriza vjen në thellësinë dhe thelbin e krizës? Unë nuk mund të parashikoj, por ajo është e pashmangshme shpejt pas 2015-s".

Ç’mund të na thoni për situatën aktuale të tregut të naftës në Rusi?

“Elita e Rusisë në pushtet ishte gjithnjë e varur nga të ardhurat dhe nga çmimet e naftës në rritje. Në qoftë se çmimi i naftës – 1.500.000.000.000 $ i ekonomisë së Rusisë - nuk e mban në rritje, atëherë Kremlini mund të përballet me trazira, ashtu siç protestuan punëtorët në qytetin verior të Pikalyovo-s gjatë krizës ekonomike të viteve 2008-2009.

Si mund ta vlerësoni arrestimin tuaj në vitin 2003?

"Ishte një demonstrim i gatishmërisë së autoriteteve për të parandaluar aktivitetet e palejuara të opozitës nga biznesi. Çmimi kryesor për Raiders ishte Yukos. Unë fajësoj Igor Sechin, një aleat i Putin në krye të industrisë së energjisë, për orkestrimin e sulmit në Yukos. Ai është nxitësi dhe frymëzimi për një orgji të sulmeve të shtetit i cili pas shkatërrimit Yukos, u shpërnda në të gjithë vendin.

A do të kërkoni hakmarrje për këtë?

"Të fal? Unë dyshoj për këtë. Por as nuk them se e kaloj kohën me plane hakmarrjeje. Unë jam shumë pragmatik”.

Përshtati: n.e/NOA (Marrë nga “Reuters”)

KOMENTE