English

Kinë, klonohet derri “hero” që i mbijetoi tërmetit

Pekin, 18 shtator 2011, NOA – Shkencëtarët kinezë kanë klonuar derrin e cilësuar si heroi që i mbijetoi për 36 ditë nën rrënoja tërmetit të tmerrshëm që goditi rajonin kinez të Sichuan, majin e vitit 2008. Derri i njohur me emrin Zhu Jianqiang, një ekzemplar i tredhur që peshon 150 kg mbijetoi pas tërmetit duke ngrënë karbon dhe duke pirë ujë shiu. Bilanci i tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 rezultoi 80 mijë të vdekur dhe të zhdukur. Derri Zhu Jianqiang tashmë është bërë baba i gjashtë derrkucëve të klonuar prej tij. mit/NOA

KOMENTE