Korçë, 18 shtator, NOA - Gjykata e Korçës ka vendosur sot të lërë të lirë personin e dyshuar për kryere të marrëdhënieve seksuale me mbesat e tij minorene. Mikel Zemblaku, 24-vjeç u paditë nga kunata disa ditë më parë. Ai akuzohet se ngacmuar seksualisht dy mbesat e tij, 4 dhe 6-vjecare. Gjykata vendosi në seancën e parë, që ndaj Mikel Zemblakut të merret masa e detyrimit të paraqitjes. Ndërkohë që Prokuroria ka deklaruar gjatë seancës së nuk ka prova që vërtetojnë akuzat që rëndojnë mbi 34- vjecarin. Pritet që gjatë vazhdimit të gjyqit të verifikohen dhe akuzat që bërë kunata ndaj vëllit të burrit. Gruaja me inicialet J. Z deklaroi në polici se vëllai i burrit kishte abuzuar me vajzat. Një gjë të tillë ajo ja kishte thënë dhe bashkëshortit, por ky i fundit nuk e kish lejuar denonconte. a.k.NOA