Venecia, 18 shtator 2011, NOA - Rreth 800 protestues janë përleshur me policinë të shtunën gjatë një marshimi anti lidhjes së veriut ose lega nord në Venecia të Italisë. Protesta u zhvillua në prag të aktivitetit të përvitshëm që zhvillohet në lagunën e Venecias nga partia italianë anti-emigracion, një aleate e rëndësishme e kryeministrit të cilësuar si jo pak problematik Silvio Berluskoni. Përleshjet nisën kur demostruesit u përpoqën të kalonin një bllokadë të policisë në qendër të qytetit, duke hedhur bomba tymuese, fishekzjarre, e të tjera objekte. Nga përleshjet janë rgjistruar të paktën 11 të plagosur, përfshirë edhe dy anëtarë të forcave policore, si edhe një prej atuoriteteve të administratës së Venecias, raporton media italiane. Në Itali, kryeministri Silvio Berluskoni i përfshirë sërish nga skandalet seksuale, po përballet me jo pak probleme në sektorin politik dhe atë juridik, apo me reagime të ndryshme nga partitë vendase dhe ithtarët e tyre. Përçarja me “lega nord” ose lidhjen e veriut, e cila prej kohësh kërkon dhe bën thirrje për pavarësimin e rajoneve të industrializuara të veriut, për të cilat ata pretendojnë se subvencionojnë rajonet e varfëra të jugut, vazhdon të përshpejtojë mbështetjen jo të konsoliduar apo të minimizuar të vendit, ndaj administratës Berslukoni. a.q/NOA