Athinë, 18 shtator, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu për shkak të krizës së thelluar ekonomike ka anuluar vizitën e tij në SHBA, të planifikuar për sot. Me anulimin e kësaj vizite, dështon edhe takimi i paralajmëruar në Nju Jork me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në kuadër të mbledhjes së 66 të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së dhe takimin vjetor të FMN-së. Kryeministri Gruevski pritet që javën e ardhshme të udhëtojë për vizitë në SHBA duke pasur agjendën e takimeve në kuadër të OKB-së, FMN-së dhe takime me diasporën nga Maqedonia. Në qendër të vëmendjes ka qenë takimi i paralajmëruar mes Gruevskit dhe Papandreut, dhe se kjo jozyrtarisht ishte konfirmuar edhe nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit në Nju Jork, Matheë Nimmetz. Televizioni shtetëror NET dhe ai privat Mega kanë bërë të ditur se vendimi i Papandreut për të mos shkuar në SHBA pasoi pas konsultave me ministrin e financave, Evangelos Venizelos. Zyrtarët e Eurozonës kanë vendosur që të shtyejnë deri në tetor vendimin se a plotëson kushtet Greqia për tërheqjen e pjesës tjetër të huasë për shpëtim nga bankroti. Huaja e planifikuar kap një shifër prej 110 miliardë euro, e cila është e domosdoshme për të shmangur bankrotimin e Greqisë. NOA/INA