Një grup grash ka arritur të kthejë paqen në një fshat në jug të Filipineve, pas kërcënimit të bërë burrave të tyre të përfshirë prej vitesh në një konflikt mes familjeve, se nuk do të bënin seks nëse nuk ndërprisnin mosmarrëveshjet. Kërcënimi i grave siç tregon një përfaqësues i OKB-së u bë në Korrik nga një grup grash i fshatit Dado, në ishullin e Mindanao, në jug. Pikërisht kërcënimi i tyre ka bërë që t’u jepet fund tensioneve që kanë përfshirë mes njëra-tjetrës më shumë se 100 familje, në një zonë ku prej kohësh po mbretëron anarkia. a.y/NOA