English

Qeveria e re e Libisë drejt finalizimit

Tripoli, 18 shtator 2011, NOA - Rebelët fituesë në Libi po përgatiten për të themeluar një qeveri të re edhe pse vazhduan në dy qytete luftimet e ashpra me forcat besnike të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi. Luftëtarët e Gadafit nisën sulme të reja në Sirte dhe në Bani Valid ndaj luftëtarëve të mbështetur nga Këshilli Kombëtar Tranzicional. Zëdhënësi i ushtrisë së këtij këshilli, Ahmed Bani, shprehu bindjen se luftëtarët e Gadafit do të shkatërroheshin “brenda ditësh”. Në ndërkohë, vazhdon të mbetet i panjohur vendqëndrimi i Gadafit, por zëdhënësi i tij, Musa Ibrahim, tha se ai vazhdon të qëndrojë në Libi dhe se po udhëheq luftën kundër pjesëtarëve të Këshillit Kombëtar Tranzicional. Anëtarët e këtij këshilli, ndërkaq, janë duke i zhvilluar bisedimet e fundit për përbërjen e qeverisë së re. Ish-zyrtari në regjimin e Gadafit, Mahmud Xhibril, tani numri dy i Këshillit Kombëtar Tranzicional, pritet të marrë postin e kryeministrit të përkohshëm. a.q/NOA

KOMENTE