Berlin, 18 shtator 2011, NOA – Në ditët e sotme për t’u bërë i famshëm nuk të shërben shumë, vetëm të fitosh një sfidë apo një konkurs talentesh, por të duhet të sjellësh diçka të re, pse jo të pangjarë ndonjëherë. Këtë duket se e kanë kuptuar mirë dy kamionistë gjermanë, të cilët konkurruan në spektaklin “Super Talenti”, që sapo ka nisur në kanalin e njohur gjerman Rtl. 33-vjeçari Ingo Frasch dhe 29-vjeçari Stefan Haeusseler, që të dy kamionistë nga krahina Baden Wuerrtemberg kanë shpikur një mënyrë të re për të luajtur në piano.... Ata nuk luajnë me gishtat e dorës, por me penis.... Kjo ishte e vërteta shokuese që provuan publiku gjerman në sallë dhe teleshikuesit Live në Rtl. Dy protagonistët e konkursit të këtij show tejet të ndjekur në Gjermani, pasi u prezantuan para jurisë në mënyrë të papritur ulën pantallonat dhe nisën të performojnë muzikë në piano duke luajtur në mënyrë harmonike jo me gishta, por me penisin e tyre. Këtë shfaqje të rrallë muzike ata e dhanë përballë 7.3 milion teleshikuesve gjermanë. Të pyetur nga gazetarët, Ingo Frasch dhe Stefan Haeusseler rrëfyen se arrijnë të luajnë në piano me penis pasi e lidhin organin mashkullor me një shkop druri duke e ngjitur atë me natërband. Me këtë teknikë ata mund të luajnë fare mirë në piano lloj lloj pjesësh. Kjo shfaqje origjinale dhe e rrallë shkakton probleme për organin mashkullor, si dhimbje muskujsh në pjesën e brendshme të kofshëve një ditë pas perfomancës. Idea për të luajtur në piano me penis lindi mes dy miqve pak kohë më parë kur ata fillimisht e provuan këtë eksperiencë të paparë duke luajtur një pjesë të vogël kënge, por më pas dy protagonistët e zgjeruan repertorin e tyre duke luajtur edhe pjesë të tjera edhe më të vështira, për t’i performuar në televizion. Juria e pranishme në sallë mbeti e shokuar nga kjo performancë, për të cilën ata nuk kishin dijeni. “U trondita”, tha njëra nga anëtaret e jurisë së spektaklit, Sylvie van der Vaart, kur dy protagonistët e show-t “Supertalenti” ulën pantallonat duke nxjerrë jashtë penisin. Edhe pse të përgatitur për surprizat që protagonistët propozojnë në këtë spektakël, kësaj here juria e spektaklit gjerman mbeti e shokuar. “Ishte kaq e tmerrshme, sa shpresojmë të mos ndodhë më një gjë e tillë”, tha Sylvie van der Vaart. mit/NOA