Mitrovicë, 18 shtator, NOA - Situata e sigurisë në veri të Kosovës, në ditën e dytë pas vendosjes së doganierëve dhe policëve kosovare në vendkalimet kufitare me Serbinë- në Jarinë dhe Bërnjak vlerësohet të jetë e qetë por, me tensione. Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti se gjendja edhe të dielën ka mbetur e qetë dhe se nuk është shënuar ndonjë incident. Mirëpo, sipas Hotit gjatë natës në rajonin e komunës së Zubin Potokut janë dëgjuar disa të shtëna armësh . “ Kemi marr informacion për të shtëna armësh diku në regjionin e fshatrave të Zubin Potokut- përkatësisht në zonat e fshatrave Zupç dhe Koshtovë. Nga kjo zonë kemi ankesat dhe shqetësimet e banorëve, si atyre serbë ashtu edhe atyre shqiptarë, të cilët pretendojnë se të shtënat kanë ardhur nga drejtimi i kundërt. Policia nuk ka mundur të regjistrojë më saktësisht lokacionin se nga kanë ardhur të shtënat”, tha Hoti. NOA/RFE