Memaliaj, 18 shtator 2011, NOA – Policia e qarkut të Gjirokastrës ka bërë publike të dhënat por edhe fotot e ngjarjes tragjike të orëve të para të mëngjesit të sotem, kur një 62 vjeçar i dha fund jetës. Ilia Kondajanis,nga Athina, është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte në Memaliaj. Shtetasi grek jetonte prej kohësh në një pallat pranë “Telekomit” në lagjen Nr. 1 të qytetit Memaliaj, në katin e parë. Fillimisht është dëgjuar një krismë arme zjarri nga komshinjtë, rreth orës 06.40 minuta të mëngjesit të sotëm. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe pasi kanë hyrë në banesë kanë konstatuar se në ballkonin e banesës që banonte, Ilia Kondajanis, ishte lidhur litar, në një nga panelet metalike që mbante dushin. Me anë të këtij litari, Kondajanis është vetëvarur. Sipas të dhënave të policisë se qytetari grek jetonte i vetëm, pasi pre dy vitesh i kishte vdekur bashkëshortja shqiptare. Mësohet se sot bëheshin dy vite nga vdekja e gruas.
Vetëvrasja duket se ishte përgatitur prej kohësh nga Ilia Kondajanis. Policia ka gjetur në banesë një pllakë përkujtimore me të dhënat e tij, datën dhe vitin e lindjes së tij si dhe datën e vdekjes së tij ditën e sotme, së bashku me fotografinë e tij. a.qNOA