English

Vetëvritet në dy vjetorin e vdekjes së gruas, bën gati dhe pllakën e varrit

Memaliaj, 18 shator, NOA – Një qytetar grek që jetonte në qytetin e Memaliajt i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre. Ilia Kondajanis, rreth 62 vjeç, nga Athina, është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte në Memaliaj. Shtetasi grek jetonte prej kohësh në një pallat pranë “Telekomit” në lagjen Nr. 1 të qytetit Memaliaj, në katin e parë. Fillimisht është dëgjuar një krismë arme zjarri nga komshinjtë, rreth orës 06.40 minuta të mëngjesit të sotëm. Pas sinjalizmit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe pasi kanë hyrë në banesë kanë parë se në ballkonin e banesës ku jetonte; Ilia Kondajanis, ishte lidhur litar, në një nga panelet metalike që mbante dushin. Me anë të këtij litari, Kondajanis është vetëvarur. Në momentin e vetëvarjes, për të realizuar sa më shpejt vdekjen e menjëhershme, sipas policisë, “ky shtetas ka qëlluar veten në zemër me një plumb pistolete dhe pistoleta ka rënë në gjendje të lirë tek këmbët e viktimës”. Qytetari grek duket se e kishte planifikuar prej kohësh vetëvrasjen. Detajet e zbuluara nga policia kanë nxjerrë në dritë një dramë njerëzore që është mbyllur sot. Sipas të dhënave të policisë se qytetari grek jetonte i vetëm, pasi pre dy vitesh i kishte vdekur bashkëshortja shqiptare. Mësohet se sot bëheshin dy vite nga vdekja e gruas. Vetëvrasja duket se ishte përgatitur prej kohësh nga Ilia Kondajanis. Policia ka gjetur në banesë një pllakë përkujtimore me të dhënat e tij, datën dhe vitin e lindjes së tij si dhe datën e vdekjes së tij ditën e sotme, së bashku me fotografinë e tij. a.k./NOA

KOMENTE