Vlorë, 18 shtator 2011, NOA - Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: Richard Adem Shera, 49 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Kapja dhe ndalimi I këtij shtetasi u krye pasi këtë shtetas Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin Nr. 56 datë 17.03.2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Materialet procedural do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. a.q/NOA