Pukë, 18 shtator 2011, NOA - Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një nga magazinat e mallrave të vjetra të kompanisë Albtelekom, mesditen e sotme në Pukë. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat kanë pushuar për të shuar zjarrin, ndërkohë që kanë mundur të shmangin rrezikun për zyrat e pallatit ngjitur. Era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërkohë mësohet se nuk ka dëmë në njerëz por flitet vetëm për dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e shqaqeve të zjarrvënies, ndërkohë që bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. a.q/NOA