Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akropoli fundoset në kopertinën e revistës Focus
English

Akropoli fundoset në kopertinën e revistës Focus

Berlin, 19 shtator 2011, NOA - Me titull “Paratë tona po humbasin” dhe me një foto të Akropolit duke u fundosur ka dalë në numrin e saj më të fundit revista gjermane “Focus”. Në kopertinë shfaqet Partenoni, ku duket se vetëm pjesa e sipërme e të cilit ka mbetur pa u fundosur, duke nënkuptuar në këtë mënyrë situatën ekonomike, në të cilën ndodhet Greqia. Si nëntitull editorët e revistës “Focus” kanë vënë, “Miliarda euro për asgjë, Kancelarja Merkel në nevojë”. Më tej në artikull sqarohet se falimentimi i Greqisë është i afërt dhe se miliardat e dhëna nga taksapaguesit gjermanë në formë kredie po fundosen pa asnjë rezultat. Pyetja që shtrojnë ata është nëse gjermanët do t’i marrin mbrapsht paratë e tyre, pasi Greqia nuk duket të rikuperojë. Kjo nuk është hera e parë që revista Focus del me tituj dhe foto provokuese për situatën në Greqi. Në fillimet e krizës financiare greke revista kishte nxjerrë në kopertinë perëndeshën Afërditë duke fyer grekët me një gjest të pahijshëm, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në në opinionin publik grek. mit/NOA

KOMENTE