Berlin, 19 shtator 2011, NOA – “Rrënimi i monedhës Euro do të çojë në shpërbërjen e Europës”. Deklarata është bërë nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin. Drejtuesja e lartë gjermane gjatë konferencës së shtypit ka këshilluar anëtarët e koaliconit qeverisës që t’i peshojnë me shumë kujdes deklaratat e tyre, pasi mund të dëmtojne besimin e tregjeve të aksioneve të cilat janë mjaft të cënueshme nga kërcënimet. Merkel u shpreh se, besonte se do të kishte sërish shumicën në parlament në rast se qeveria e saj do të vendoste pro miratimit të një pakete tjetër për shpëtimin e Greqisë. Kancelarja Merkel nuk beson se do të ketë probleme me liberalët apo partnerët euroskeptikë të koalicionit qeverisës. Megjithatë, ajo këshilloi zëvendës kancelarin liberal Phiplipp Roesler, Ii cili pak ditë më parë u shpreh se, një falimentim i mundshëm i Greqisë nuk është tabu, që të tregohet më i kujdesshëm me deklaratat e tij. a.q/NOA