English

Blackout në Bruksel, ndërpriten punimet në KE dhe KiE

Bruksel, 19 shtator 2011, NOA- Kryeqyteti i Belgjikës Brukseli është shoqëruar nga një errësirë totale, pas një blackouti të shkaktuar, sipas policisë belge nga tensioni i lartë në një kabinë elektrike. Mijëra persona që punojnë në zyrat e ndërtesës së Parlamentit të Europës, u evakuan falë thirrjeve të bëra, pasi nuk funksionoi sistemi i alarmit. Blackouti bëri që të ndërpriten punimet edhe në Komisionin dhe Këshillin Europian. Ndërkaq vështirësi të mëdha u hasën edhe në rrugë, ku automjetet u shoqëruan në një kaos total falë mosfunksionimit të semaforëve. a.y/NOA

KOMENTE